Kanadaja festoi më në fund suksesin e saj të parë në Kupën e Botës, pasi e mposhti Katarin me rezultatin e thellë 6-0 në Vancouver.
Njeriu i ndeshjes ishte pa dyshim Jonathan David. Sulmuesi 26-vjeçar i Juventusit iu përgjigj në mënyrën më të mirë kritikave të shumta pas paraqitjes së dobët, duke realizuar tre gola dhe duke siguruar një vend në histori.
None found
Goli i parë i Davidit në Kupën e Botës erdhi me një volej të jashtëzakonshëm, ndërsa të dytin e shënoi falë një reagimi të menjëhershëm brenda zonës. Për të kompletuar mbrëmjen historike, ai realizoi edhe të tretin pas një aksioni shumë të bukur dhe një përfundimi të qetë.
Falë këtij het-triku, Jonathan David u kthye në vetëm lojtarin e dytë nga zona CONCACAF që arrin një tregolësh në Kupën e Botës. Para tij, këtë e kishte bërë vetëm amerikani Bert Patenaude në vitin 1930, saktësisht 96 vite më parë.
Kanadaja vendosi edhe një tjetër shenjë të rëndësishme. Me gjashtë golat e shënuar ndaj Katarit, ajo u bë përfaqësuesja e parë jashtë Evropës dhe Amerikës së Jugut që realizon pesë ose më shumë gola në një ndeshje të Kupës së Botës.
Pas barazimit në start të turneut, kanadezët reaguan fuqishëm dhe treguan se mund të shndërrohen në një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori.
Shqetësimi për kërcënimin rus ndaj sigurisë së Evropës po rritet, ndërsa Bashkimi Evropian dhe NATO po shqyrtojnë mundësi të reja…
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren…
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i dënuar për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…
Rasti i Alta Bankës dhe përgjegjësia e Guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Sllavevski, janë bërë shkak për kërkesën e LSDM-së…