Jo vetëm te Juventusi, Zhegrova edhe në muzikë

Kalimi i Edon Zhegrovës te Juventus ka bërë bujë të madhe në mediat shqiptare. Nga Edi Rama te Albin Kurti, figurat kryesore që “pagëzuan” transferimin e sulmuesit shqiptar të Kosovës te “Zonja e Vjetër”.

Së fundmi, artisti Kidda i ka kushtuar këngë 26-vjeçarit me titullin “Zhegrova”. Ka qenë vetë sulmuesi i “Dradanëve” që e ka shpërndarë këtë këngë në “story”-in e rrjetit social “Instagram”.

Të lidhura

None found

Vetë Zhegrova shfaqet në klip, ndërsa Kidda dhe aristi francez ZKR këndojnë. Publikimi ka radhur vetëm ditën djeshme në platformën “YouTube”.


Shtuar 5.09.2025 19:28