Pak ditë më parë “Newsport.al” bëri të ditur se Teuta dhe Partizani janë në bisedime mes tyre për huazimin e dy lojtarëve. Christian Mba dhe Marcelino Preka janë drejt Durrësit, me “Djemtë e Detit” që po kërkojnë të përfocojnë organikën e tyre me dy lojtarët e të kuqve.
Por nuk do të jenë të vetmit. Aksin Tiranë- Durrës me shunmë gjasa do ta ndjekë një tjetër futbollit i të kuqve. Këtë herë bëhet fjalë për Leart Zekollin. Dy ekipet kanë nisur bisedimet mes tyre, teksa në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e mbrojtësit të djathtë.
Kujtojmë se Zekolli në këtë sezon ka luajtur me fanelën e Partizanit në 11 takime, ku ka arritur të dhurojë edhe 1 asist. /newsport.al/