Jo vetëm Lamine Yamal, Xavi ka ringjallur akademinë e La Masias, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez i ka dhënë mundësinë plotë 15 talentëve të akademisë La Masia, të debutojnë me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës, gjatë kohës së tij si trajner në klubin nga Camp Nou.

Xavi pritet t’i jep lamtumirë Barcelonës pas ndeshjes së kësaj fundjave në La Liga, pasi lajmi është konfirmuar nga vet klubi katalunas.

Me largimin e Xavit, shumë mendojnë për numrin e titujve që ai solli në Camp Nou gjatë kohës së tij si trajner.

Megjithatë, ka diçka po aq të rëndësishme – talentet e rinj që ai ushqeu gjatë tre sezoneve të tij në klubin Blaugrana.

Ndërsa Lamine Yamal është padyshim më i shquari, ka edhe 14 talentë të tjerë të cilëve Xavi u ka dhënë debutimin me ekipin e parë.

Përveç Yamal, minuta të shumtë kanë marrë edhe talentë tjerë si Pau Cubarsi, Fermin Lopez, Hector Fort, Marc Guiu dhe Inaki Pena.

Talentët e La Masias që debutuan nën urdhrat e Xavit:

Ilias Akhomach – debutoi në nëntor 2021

Ferran Jutgla – debutoi në dhjetor 2021

Estanis Pedrola – debutoi në janar 2022

Mika Marmol – debutoi në maj 2022

Chadi Riad – debutoi në nëntor 2022

Marc Casado – debutoi në nëntor 2022

Alvaro Sanz – debutoi në dhjetor 2022

Angel Alarcon – debutoi në shkurt 2023

Aleix Garrido – debutoi në prill 2023

Lamine Yamal – debutoi në prill 2023

Inaki Pena – debutoi në maj 2023

Fermin Lopez – debutoi në gusht 2023

Marc Guiu – debutoi në tetor 2023

Hector Fort – debutoi në dhjetor 2023

Pau Cubarsi – debutoi në janar 2024


Shtuar 25.05.2024 11:22