Jo vetëm gola, por edhe “turbullim” i kundërshtarëve, Broja i ka të gjitha (VIDEO)

Armando Broja ka bërë që të gjithë të flasin për të dhe jo pa shkak. Paraqitjet e tij kanë bërë për vete shumë tifozë.

E ardhmja e 20-vjeçarit shqiptarë do jetë e ndritur dhe kjo nuk ka pikë dyshimi, edhe pse është në moshë të re, por sulmuesi i Shqipërisë po mahnitë të gjithë.

Ditën e djeshme Broja arriti të shënonte një supergol kundër Brighton, duke shkuar kështu në kuotën e 3 golave në po aq ndeshje të nisura si titullarë në Premier League.

Goli mori vëmendjen më të madhe dhe sigurisht ishte një realizim që i dha mundësinë skuadrës së Southampton të merrte një pikë.

Por një tjetër moment është vërtet i shkëlqyer, dhe kjo ndodhi para se të realizonte gol, mënyra se si sulmuesi kuq e zi driblonte mbrojtësit kundërshtarë dhe goditja e tij drejt portës, tregojnë gjakftohtësinë e madhe që ka djaloshi shqiptar, veprime këto që do i kishin zili edhe sulmuesit me vite përvojë mbi supe.

Broja huton dhe lë mbrapa tre mbrojtësit e Brighton që ishin afër njëri-tjetrit për ta neutralizuar sulmuesin e Southampton. Një lëvizje e papritur që i nxjerr huq në mbulim, por fatkeqësisht goditja nuk ishte më e mira e mundshme.

 


Shtuar 5.12.2021 17:35