sport

Jo vetëm Bouaddi dhe Diomande, 10 talentet që po shkëlqejnë më shumë në këtë Botëror

Botërori gjithnjë konsiderohet si një trampolinë për karrierën e futbollistëve. Është skena më prestigjioze e futbollit ku japin spektaklin e tyre yjet e së ardhmes të futbollit.

Nuk janë vetëm Lamine Yamal dhe Desire Doue, dy djemtë e arta të këtij sporti, pas tyre janë një sërë futbollistësh të rinj që janë ngjitur tashmë në këte skenë; nga Yann Yann Diomande te Ayyoub Bouaddi. Ja dhjetë zbulimet e kësaj faze të parë

Të lidhura

None found

Maroku, sa talente. Një prej kombëtareve që ka impresionuar më shumë në këtë fazë të parë të Botërorit është Maroku. Skuadra afrikane ka vendosur tashmë në vitrinë xhvevahirët e saj ku ai që ka rënë më shumë në sy është ndoshta Ayyoub Bouaddi.

Në moshën 19 vjeçare, janë të shumtë ata që e konsiderojnë si ‘trasghëgimtarin’ e Busquets, për teknikën dhe fizikun e tij. Lillë që ka kartonin e tij, po fërkon tashmë duart; teksa për talentin maroken është gati të hapet një ankand mes klubeve të mëdha evropiane.

Por te Maroku kanë shkëlqyer edhe talente të tjerë siç është Bilal El Khannouss. Futbollist krahu apo trekuartist, 22 vjeçari akticvizohet te Stuttgart dhe po bën shumë përshtypje me manovrat e tij. Por sytë janë edhe te Gessime Yassine, sulmuesi i krahut i Strasbourg që në ndeshjen ndaj Haitit gjeti golin e tij të parë në këtë botërori

Diomande dhe Oulaï, ‘gurët e çmuar’ të Bregut të Fildishtë. Një tjetër skuadër që po bën shumë përshtypje për të rinjtë e saj është Bregu i Fildishtë.

Në kopertinë është padyshim Yan Diomande, i vetmi lojtar i këtij shekulli që ka kryer mbi 10 driblime dhe ka krijuar më shumë se 10 raste shënimi në 3 ndeshjet e para të Botërorit. PSG dhe Liverpool janë gati të hyjnë në luftë pëe 20 vjeçarin e Leipzigut dhe ndjesia është se 100 milionë euro nuk do të mjaftojnë për t’ia rrëmbyer talentin klubit gjerman. Nëse Diomande pritej të spikaste, ai që ka surprizuar është padyshim Christ Inao Oulaï. Mesfushori 20 vjeçar i Trabzonspor i ka entuziazmuar të gjithë në këtë fillim botërori

Manzambi e Alajbegović shkëlqejnë. Janë të shumtë të rinjtë që janë shfaqur dhe për këtë mjafton të mendosh John Manzambi, 21 vjeç, një gjysmësulmues krahu me mantelin e goleadorit.

Me klubin e tij, Freiburg ai luan në mesfushë, por me Zvicrën ka vendosur të marrë numrin 9 dhe me 3 golat dhe 1 asistin e tij udhëhoqi helvetët të kalojnë në raundin tjetër. Në grupin e tij është edhe Bosnja e Kerim Alajbegović .

Në këtë botëror talenti 19 vjeçar shpërtheu përfundimisht me golin kryevepër të shënuar ndaj Katarit. Por vëmendja duhet mbajtur edhe te Rayan, sulmuesi i krahut i Bournemouth që po shfaqet me Brazilin e Ancelottit. Dëmtimi i Raphinhas i hapi rrugën për vendin e tij si titullar, në ndeshjen me Skocinë dha asistin e tij të parë

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago