Categories: sport

Vetëm dy pikë ndanë Yamal nga Cubarsi, vota e Messit përcaktoi fituesin e “Talentit të Ri të Vitit

Lamine Yamal e fitoi çmimin “Talenti i Ri i Vitit 2026” me 96 pikë, duke lënë pas Pau Cubarsin, i cili grumbulloi 94. Diferenca prej vetëm dy pikësh i siguroi triumfin e tretë radhazi në këtë kategori, pas sukseseve të viteve 2024 dhe 2025.

Vendimtare në këtë përballje kaq të ngushtë rezultoi zgjedhja e Lionel Messit. Rekordmeni i Topit të Artë, me tetë trofe, i dha 5 pikë Lamine Yamal, 3 pikë Pau Cubarsit dhe 1 pikë Ibrahim Mazës. Nëse Messi do të kishte ndërruar vendet e dy të parëve në fletën e tij, çmimi do t’i kishte kaluar Cubarsit.

Të lidhura

None found

Rezultatet zyrtare të votimit për kategoritë e ndryshme u bënë publike nga zyrtarët e France Football dhe L’Equipe pas ceremonisë së Topit të Artë 2026, të zhvilluar në Londër.

Vëmendje të veçantë mori gara për “Talentin e Ri të Vitit”, për shkak se juria përbëhet nga të gjithë futbollistët që e kanë fituar Topin e Artë përgjatë historisë.

Për këtë çmim vlerësohen lojtarët nën moshën 21 vjeçare, duke marrë si pikë referimi 31 korrikun 2026. Secili anëtar i jurisë rendit tre emra sipas meritës: zgjedhja e parë merr 5 pikë, e dyta 3 dhe e treta 1.

Këtë vit dorëzuan votat 27 ish-fitues. Mes tyre ishin Karl-Heinz Rummenigge, Marco Van Basten, Roberto Baggio, George Weah, Ronaldinho, Rivaldo, Luka Modric dhe shumë të tjerë.

Vetëm Michel Platini, fitues në vitet 1983, 1984 dhe 1985, Zinedine Zidane, fitues në 1998, dhe Cristiano Ronaldo, fitues në 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017, nuk i dërguan fletët e votimit.

Renditja përfundimtare për çmimin “Talenti i Ri i Vitit 2026” ishte kjo:

1. Me 96 pikë: Lamine Yamal (Spanjë, FC Barcelona).

2. Me 94 pikë: Pau Cubarsi (Spanjë, FC Barcelona).

3. Me 20 pikë: Warren Zaire-Emery (Francë, Paris Saint-Germain).

4. Me 10 pikë: Lennart Karl (Gjermani, Bayern Munich).

5. Me 8 pikë: Yan Diomande (Bregu i Fildishtë, RB Leipzig).

6. Me 7 pikë: Ayyoub Bouaddi (Marok, Lille/Man City).

7. Me 5 pikë: Kerim Alajbegovic (Bosnjë dhe Hercegovinë, RB Salzburg/Juventus).

8. Me 2 pikë: Eli Junior Kroupi (Francë, AFC Bournemouth).

9. Me 1 pikë: Ibrahim Maza (Algjeri, Bayer Leverkusen).

10. Me 0 pikë: Johan Manzambi (Zvicër, SC Frieburg/Aston Villa).

Zgjedhjet e secilit prej fituesve të Topit të Artë që morën pjesë në votim paraqiten më poshtë:

Gianni Rivera (1969) vendosi Pau Cubarsin në krye, Lamine Yamal në vendin e dytë dhe Kerim Alajbegovic në të tretin.

Oleg Blokhin (1975) zgjodhi të parin Lamine Yamal, të dytin Pau Cubarsi dhe të tretin Warren Zaire-Emery.

Allan Simonsen (1977) renditi Lamine Yamal përpara Pau Cubarsit, ndërsa vendin e tretë ia dha Warren Zaire-Emery.

Karl-Heinz Rummenigge (1980, 1981) votoi Pau Cubarsin si zgjedhje të parë, Lennart Karl si të dytë dhe Lamine Yamal si të tretë.

Igor Belanov (1986) vlerësoi Lamine Yamal me vendin e parë, Pau Cubarsin me të dytin dhe Eli Junior Kroupi me të tretin.

Ruud Gullit (1987) kishte në krye Pau Cubarsin, të ndjekur nga Ayyoub Bouaddi në vendin e dytë dhe Lennart Karl në të tretin.

Marco van Basten (1988, 1989, 1992) ia dha përparësinë Pau Cubarsit, duke vendosur Lennart Karl të dytin dhe Warren Zaire-Emery të tretin.

Lothar Matthaus (1990) përzgjodhi Lamine Yamal në pozicionin e parë, Yan Diomande në të dytin dhe Pau Cubarsin në të tretin.

Jean-Pierre Papin (1991) vendosi Lamine Yamal të parin, Warren Zaire-Emery të dytin dhe Pau Cubarsin të tretin.

Roberto Baggio (1993) renditi në krye Pau Cubarsin, pas tij Lennart Karl dhe në vendin e tretë Kerim Alajbegovie.

Hristo Stoichkov (1994) zgjodhi Pau Cubarsin për vendin e parë, Yan Diomande për të dytin dhe Lamine Yamal për të tretin.

George Weah (1995) i dha vendin e parë Pau Cubarsit, të dytin Lamine Yamal dhe të tretin Warren Zaire-Emery.

Matthias Sammer (1996) votoi fillimisht Pau Cubarsin, më pas Warren Zaire-Emery dhe në pozicionin e tretë Lamine Yamal.

Ronaldo Nazario (1997, 2002) vendosi Lamine Yamal në krye të renditjes së tij, Pau Cubarsin në vendin e dytë dhe Warren Zaire-Emery në të tretin.

Rivaldo (1999) përzgjodhi Pau Cubarsin si të parin, Lamine Yamal si të dytin dhe Yan Diomande si të tretin.

Luis Figo (2000) renditi Lamine Yamal të parin, Pau Cubarsin të dytin dhe Warren Zaire-Emery të tretin.

Michael Owen (2001) kishte si zgjedhje të parë Lamine Yamal, të ndjekur nga Warren Zaire-Emery në vendin e dytë dhe Pau Cubarsí në të tretin.

Pavel Nedved (2003) ia dha përparësinë Pau Cubarsit, duke lënë Lamine Yamal të dytin dhe Ayyoub Bouaddi të tretin.

Andriy Shevchenko (2004) votoi Lamine Yamal në vendin e parë, Pau Cubarsin në të dytin dhe Ayyoub Bouaddi në të tretin.

Ronaldinho (2005) zgjodhi të parin Pau Cubarsi, të dytin Lamine Yamal dhe të tretin Yan Diomande.

Fabio Cannavaro (2006) vendosi Pau Cubarsin përpara Lamine Yamal, ndërsa pozicionin e tretë ia rezervoi Ayyoub Bouaddi.

Leite Kaka (2007) renditi Lamine Yamal në vendin e parë, Warren Zaire-Emery në të dytin dhe Pau Cubarsin në të tretin.

Lionel Messi (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021, 2023) votoi Lamine Yamal si të parin, Pau Cubarsin si të dytin dhe Ibrahim Maza si të tretin.

Luka Modric (2018) përzgjodhi Lamine Yamal në krye, Kerim Alajbegovic në pozicionin e dytë dhe Warren Zaïre-Emery në të tretin.

Karim Benzema (2022) i dha vendin e parë Lamine Yamal, të dytin Pau Cubarsit dhe të tretin Ayyoub Bouaddi.

Rodri (2024) vendosi Lamine Yamal të parin, Pau Cubarsin të dytin dhe Eli Junior Kroupi të tretin.

Ousmane Dembele (2025) renditi në vendin e parë Lamine Yamal, në të dytin Pau Cubarsin dhe në të tretin Warren Zaire-Emery.

të fundit

Çanak: Ende e paqartë politika e Listës Studentore për Kosovën, Lista Serbe do të humbasë ndikim

Serbia ndodhet në "errësirë" sa i përket politikës që do të ndjekë ndaj Kosovës pas fitores së listës studentore në…

3 minutes ago

Sulme kibernetike shënjestrojnë ngrirësit e supermarketeve në Evropë, Italia heton dyshimet për sabotim të koordinuar

Një valë sulmesh kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes së supermarketeve në disa vende evropiane, duke shkaktuar rritjen e temperaturave…

4 minutes ago

Tragjedia në Tenerife-Andorra, thirrjet “vrasës” nga tribunat rënduan gjendjen e portierit Owono

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, kishte planifikuar t’i kërkonte falje personalisht familjes së Jesus De Miguel, sulmuesit të Tenerifes me…

9 minutes ago

Indictment filed in Diana Kastrati’s killing, 15 years after the crime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u…

11 minutes ago

VLEN councillors in Butel formally request Albanian-language signs at Mega Park (DOCUMENT)

Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe…

11 minutes ago

Haxhi Vasileva: Prosecutors must withstand pressure without fear

Kryetarja e re e Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, është e bindur…

11 minutes ago