Jo vetëm Atalanta, Asllani vazhdon të ngjallë interes në Serie A, vjen oferta e rradhës nga Torino

Në sezonin e tij të dytë tek Inter, Asllani fitoi më shumë minuta, kjo ishte e pritshme pas largimit të Brozovic, por sërish jo mjaftueshëm për një talent, për një lojtar të ri që është në kulmin e tij.

Për sa kohë në Milano do të jetë një lojtar si Calhanoglu dhe trajner Simone Inzaghi është e vështirë që statusi i Asllanit, si zëvendësues luksi, të ndryshojë.

Për këtë arsye emrin e Asllanit e gjejmë shpesh në “botën” e merkatos.

Pak ditë më parë, emri i tij u lakua për një transferim të mundshëm tek Atalanta, me ekipin e Gjimshitit që ishte gati të investonte 28 milionë euro për kartonin e tij, por sipas mediave italiane, drejtuesit e Inter e refuzuan në mënyrë kategorike ofertën e ardhur nga ekipi bergamask.

Së fundmi, gjithnjë sipas mediave italiane, Asllani mund të përdoret nga Inter për të arritur në një nga objektivat e kësaj vere, te mbrojtësi Alessandro Buongiorno.

Torino e vlerëson kartonin e italianit me 40 milionë euro, por për të ulur koston, Marotta mund të përdor “kartën” Asllani.

Drejtuesit e Interit e vlerësojnë me 30 milionë euro kartonin e Asllanit, por vetë lojtari është kundër këtij opsioni, nëse do të largohet nga Inter këtë do ta bënte vetëm për një tjetër skuadër të madhe.


Shtuar 1.06.2024 12:11