Në sportin e nivelit të lartë, çdo detaj i vogël mund të bëjë diferencën, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë, veçanërisht nëse jeni duke luftuar për objektiva të mëdha.
Besoni apo jo, lojtarët e Real Madridit flenë edhe në shtretër me vlerë 55 mijë euro secili, gjithçka për të siguruar kushtet më të mira të mundshme.
Është një shifër e madhe dhe kjo për shkak të karakteristikave specifike të këtyre dyshekëve dhe është me të vërtetë e rrallë që ndonjë klub të ofrojë këtë lloj “shërbimi” për lojtarët e tij. Ato prodhohen nga një kompani angleze.
“Një futbollist do të shërohet më shpejt me një dyshek që redukton presionin në sistemin e tij muskuloskeletor dhe lehtëson rikuperimin metabolik përmes rehatisë më të madhe, temperaturës dhe lagështisë afër vlerave fiziologjike,” shpjegoi një mjek spanjoll për Marc.
Modeli Diamond Majesty kushton 55.000 euro dhe dysheku më i lirë i kësaj marke kap çmimin prej 6.000 euro. Lloji i dyshekut të përdorur nga Real garanton se gjumi i lojtarit është vërtet gjallërues dhe e përgatit atë për performancë maksimale në fushë.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet. Deri më tani janë numëruar 90,89% e…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke publikuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot. Deri më tani, nga…