Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës. Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti, Kaçanik, Kamenicë, Hani i Elezit dhe Junik.
Sipas të dhënave nga KQZ, LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas dhe Deçan, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive kundërshtare.
Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë parti e parë në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke ruajtur dominimin tradicional në këto zona. Këto rezultate dëshmojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në shkallë vendi, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore të këtij procesi.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vite Saimir Rodrigez kimistin e drogës në Frakull të Fierit Rodriguez është dënuar…
Kupa e Botës FIFA 2026 ka prezantuar një numër elementësh të rinj gjatë ndeshjeve, me pushime tre-minutëshe për hidratim që…
Mbrëmjen e së hënës, Principata e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë që la tre persona të plagosur,…
Real Madridi po vazhdon punën për ndërtimin e një skuadre të nivelit elitar për sezonet e ardhshme, por për të…
Ndërsa në Tiranë, qytetarët protestojnë përpara Parlamentit. Edhe në Shkodër, protestuesit kanë nisur revoltën në Rrjoll. Qytetarët protestojnë në mbrojtje…
Vijon grumbullimi i protestuesve para parlamentit, ku ata kanë lëshuar thirrje dhe kanë qëlluar me vezë në drejtim të automjeteve…