kosovë

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen [rezultatet], aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit. Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

Ai u pyet nëse do të negociojë me partitë opozitare për presidentin dhe që propozimin për president ta bëjnë ato, Kurti tha:

“Ta negocioni dhe t’ua jepni atyre janë dy gjëra të ndryshme. Nuk mund të përdoren si sinonime, aq më pak në të njëjtën fjali. Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai do të jetë një test i rëndësishëm për bashkëpunimin qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm. Po e rikthesoj, fillimisht duhet të presim certifikimin e rezultateve”./ REL

të fundit

Aksion policor në Koçan, sekuestrohen rreth 200 lloje të ndryshme parfumesh pa dokumentacion dhe ndalohet një person

MPB Maqedoni njofton se dje (18.11.2026), në orën 17:25, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria…

4 seconds ago

Errësira ka përfshirë Kosovën, Tahiri: Krizat me rrymën po ia bëjnë jetën të padurueshme qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin energjetik, duke…

17 seconds ago

Mbi 100 banesa të ndërtuara e të rinovuara në Medvegjë, Salihu kërkon që kthimi i adresave të pasivizuara të jetë prioritet

Mbi 100 shtëpi janë ndërtuar dhe rinovuar vitet e fundit në fshatrat përreth Medvegjës, pavarësisht pasivizimit të adresave të shqiptarëve.…

38 seconds ago

“E pabesueshme, nuk e kuptoj me Hysajn”/ Maran për dilemën e madhe te Kombëtarja: Manaj dhe efekti Muçi! Ja pse nuk luan Kristian Shpendi

Rolando Maran është intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” pas suksesit me Kombëtaren. Kuqezinjtë e mbyllën të parët në Grupin…

11 minutes ago

Plani i Kurtit: 1 miliard euro importe të zëvendësohen me prodhim vendor brenda katër viteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime…

11 minutes ago

Rektori i UP-së mohon kërcënimet në email, i hapur për dialog me studentët

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban…

12 minutes ago