Jeta mes fëmijëve, nipit dhe drejtimit të FSHF-së, rrëfimi ndryshe i Armand Dukës: Është gjëja më e bukur që ndodh në jetë kur…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka ardhur me një rrëfim ndryshe për jetën e tij. Në një intervistë për Neës24 me moderatoren Çenkuela Hasa, ai ka treguar momente nga raporti që ai ka me fëmijet dhe rolin e tij si gjysh.

“Është gjëja më e bukur që ndodh në jetë”- tha Duka.

Ndërsa për fëmijët e tij u shpreh se ka edhe ai ato gabimet e veta, pasi nuk është marrë shumë me ta, por thekson se ata tashmë janë të shkolluar dhe kanë zgjedhur jetën e tyre.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Përtej punës, përtej angazhimeve, përtej drejtimit të federatës, zoti Duka si gjysh si është, a janë nipërit pika e dobët?

Armand Duka: Nuk ka gjysh besoj që nuk është i dashur me nipërit, është gjëja më e bukur që ndodh në jetë. Jeta është shumë e gjatë duhet jetuar dhe ka shumë gjëra të bukura, por kur vinë fëmijët je në një moshë të re dhe nuk i shijon aq shumë ndërsa kur vinë nipërit je në një moshë më të përgjegjshme dhe i shijon më shumë.

Pyetje: Jemi mësuar të shohim fëmijë të figurave publike që bëjnë jetë të ekspozuar, janë mediatik, shfaqin luksin në të cilin jetojnë, ndërkohë fëmijët tuaj janë të panjohur për shumë, ka qenë ndikimi juaj në këtë zgjedhje

Armand Duka: Padyshim që kam pasur dëshirë që t’i edukoj mirë nuk kam pasur ndonjë tendencë që të ndikoj që të qëndrojnë larg jetës publike apo medias, por kam pasur dëshirë t’i edukoj mirë dhe nëse ja kam arritur apo jo duhet kohë ta vërtetojmë këtë, duhet ta thonë të tjerët. Kam defiçite në vitet e para të rritjes së tyre, më shumë është marrë bashkëshortja, është një nga ato gabimet që njeriu i bën me moshën. Të dy fëmijët e mi janë shkolluar, ky ka qenë objektivi im, të dy punojnë, janë mirë. Nëse zgjedhin të jenë personazhe publike është zgjedhja e tyre , deri tani nuk kanë zgjedhur diçka të tillë, e rëndësishme është të jenë me këmbë në tokë gjithmonë.


Shtuar 4.02.2024 10:03