sport

Java e 22-të e Kategorisë së Parë/ Kryesuesit nuk gabojnë, triumfojnë Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci

Java e 22-të e kampionatit të Kategorisë së Parë prodhoi ndeshje emocionuese dhe shumë gola, me skuadrat e kreut që vazhdojnë garën e fortë për objektivat sezonalë.

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Apolonisë, duke u rikthyer te suksesi pas barazimit të javës së kaluar dhe duke ruajtur vendin e parë me 51 pikë.

Ndjekësi më i afërt, Laçi, vazhdon formën fantastike. Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Besën dhe regjistruan fitoren e tetë radhazi, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve dhe duke mbajtur presionin maksimal ndaj kryesuesve.

Në vendin e tretë qëndron Pogradeci që triumfoi 2-0 ndaj Burrelit dhe ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke mbetur në garë për objektivat madhorë.

Në sfidat e tjera, AF Luftëtari fitoi 2-1 ndaj Kastriotit, ndërsa Kukësi mundi 4-2 Korabin në një ndeshje të hapur dhe spektakolare. Ndërkohë, Iliria fitoi 2-1 ndaj Lushnjes, duke siguruar një fitore të rëndësishme në javën e 22-të.

të fundit

Vllaznia mund Elbasanin dhe feston 107-vjetorin si e para në klasifikimin elitar të futbollit shqiptar

Vllaznia mori një fitore dramatike 2-1 ndaj AF Elbasanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’, duke krijuar një shkëputje të rëndësishme prej…

22 minutes ago

Pas ndarjes nga e fejuara, zbulohet e dashura e re e fituesit të ‘BBA’

Nata e Shën Valentinit ka sjellë një zhvillim të ri në jetën personale të moderatorit dhe ish-fituesit të “Big Brother”,…

46 minutes ago

Përmbytje dhe stuhitë e njëpasnjëshme godasin Evropën Perëndimore! 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur

Stuhitë e njëpasnjëshme që goditën bregdetet e Evropës Perëndimore në ditët e fundit kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe humbje…

1 hour ago

Leonora Jakupi rrëfen sakrificën për mbesën: Dashuria për të më la pa krijuar familjen time

Leonora Jakupi, e ftuar së fundi në një intervistë, ndau me publikun disa rrëfime personale për jetën dhe familjen e…

2 hours ago

Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, flet reperi: Nuk ka qenë sekret, por kam ruajtur privatësinë

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmoi publikisht lidhjen e tij me Adrola Dushi, duke i dhënë fund aludimeve…

3 hours ago

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Izraeli dyshohet se ka marrë sinjal pozitiv për një sulm të mundshëm ndaj programit balistik dhe instalimeve raketore të Iranit,…

3 hours ago