Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmoi publikisht lidhjen e tij me Adrola Dushi, duke i dhënë fund aludimeve që qarkullonin prej kohësh.
I ftuar në Grida Duma Podcast, reperi foli hapur për raportin e tij dhe për mënyrën si ka zgjedhur ta menaxhojë jetën personale. Ai theksoi se, edhe pse ka preferuar ta mbajë larg ekspozimit mediatik, lidhja nuk ka qenë asnjëherë sekret.
None found
Capital T sqaroi se zgjedhja e tij ka qenë për privatësi dhe jo për fshehtësi. Sipas tij, gjërat që kanë vërtet rëndësi duhen mbrojtur, sidomos në një kohë kur çdo detaj bëhet publik brenda sekondash.
Pjesë nga biseda në podcast:
Grida Duma: Mirë unë e mbajta fjalën, nuk të bëra asnjë pyetje emrash.
Capital T: Ti nuk ma dhe fjalën, ishte zgjedhja jote gjithmonë kështu, të cilën unë e kam vlerësu edhe.
Grida Duma: Gjithmonë me veten e kemi.
Capital T: E kam te ajo që arsyeja pse nuk ndjehem shumë me dalë nëpër media është veçse me më pyt për gjërat e thjeshta ose me diskutu sendet e thjeshta janë sene që i dinë të gjithë.
Grida Duma: Ëhë
Capital T: Domethënë pavarësisht zgjedhjes time për me mbajt një privatësi nuk është sekret.
Grida Duma: Ëhë
Capital T: S’ka qenë zgjedhje me majt sekret, ka qenë zgjedhje me majt privatësi.
Grida Duma: Absolut. Është, kjo ekziston, kjo po unë po kam qejf me majt qashtu. Ta ruaj unë siç e dua unë.
Capital T: Normal që edhe senet që janë të rëndësishme për ty njeri i run me fanatizëm, do me i mbrojt çka do që ka rëndësi për ty. Edhe në një kohë si kjo e sotit unë konsideroj që mbrojtja më e mirë është kjo që unë kam vendos me bo në qit formë të gjitha gjërave të mia.
Sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fushate në Ligën e Kombeve,…
Një prind ngre dyshime rreth shkakut të simptomave te fëmijët në kopshtin në Korçë dhe kërkon që rasti të hetohet…
Luka Modric nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së rëndë të Kroacisë me rezultat 7-0 ndaj Anglisë, duke e…
Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të marrë një drejtim të ri. Në punë mund të shfaqet…
Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të “Goca dhe Gra”, ku gjatë bisedës…
Cristiano Ronaldo ka marrë mbështetjen publike të Bruno Fernandesit në një moment kur tensionet rreth Kombëtares së Portugalisë kanë marrë…