Nata e Shën Valentinit ka sjellë një zhvillim të ri në jetën personale të moderatorit dhe ish-fituesit të “Big Brother”, Vesel Kurtishaj, i cili ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje të re dashurie. Vetëm pesë muaj pas ndarjes së bujshme nga ish-e fejuara, Veseli zgjodhi pikërisht festën e të dashuruarve për të zbuluar se zemra e tij është sërish e zënë, duke bërë atë që në rrjetet sociale njihet si një “soft launch” i romancës së re.
Moderatori publikoi në rrjetet sociale një fotografi bardh e zi nga një darkë intime, ku shfaqej partnerja e tij e re, Rreze Kuçi. Postimi u shoqërua vetëm me një emoji trëndafili, duke lënë fillimisht vend për kuriozitet dhe spekulime nga ndjekësit.
None found
Megjithatë, misteri nuk zgjati shumë. Vetë Rreze Kuçi e ripostoi fotografinë, duke e shoqëruar me një përqafim virtual, gjë që konfirmoi publikisht lidhjen dhe vulosi statusin e tyre si çifti më i ri në showbiz.
Ky veprim publik duket se tregon se Kurtishaj e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e kaluar në jetën e tij sentimentale dhe po e jeton hapur këtë romancë të re. Zgjedhja për ta bërë publike lidhjen në një datë simbolike si 14 shkurti u interpretua nga ndjekësit si një sinjal i qartë për seriozitetin e marrëdhënies.
Aktorja Monika Lubonja ka ripostuar në faqen e saj në Instagram një video të deklaratës së shkrimtarit Primo Shllaku, bërë…
Një rikthim i Bora Zemanit në ekranin e “Top Channel” është duke u përfolur ditëve të fundit. Sipas “Prive By…
Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Minuta e parë, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Gjakovën, ku pas një rasti që dyshohet se lidhet me një…