Jasir Asani zgjidhet në formacionin ideal

Dy gola të shënuar në 6 minuta lojë në ndeshjen e fundit në Champions League të Azisë dhe Jasir Asani vlerësohet me një vend në formacionin më të mirë të raundit të tretë të ndeshjeve.

Sulmuesi i Gaungju është përzgjedhur në 11-shen e lojtasrëve titullarë që kanë shkëlqyer në garën më të madhe futbollistike për klube në kontinentin aziatik.

Shqiptari është vlerësuar me notën 8.7 jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për efikasitetin e tij në lojën e skuadrës.

Sikurse shihet nga statistikat e Sofascore, Asani mbulon të gjithë krahun e djathtë të fushës.

Jasir Asani shënoi dy herë në 6 minuta duke kontribuar në fitoren 3-1 të skuadrës së tij nga Johor të Malajzisë.

Për të 6 gola tashmë në këtë sezon të garës kontinentale. Jasir Asani shpreson në kalimin në Europë në merkaton e janarit teksa është pranë përfundimit të kontratës me klubin koreano-jugor.


Shtuar 24.10.2024 18:08