sport

“Janë dy miqësore, por rezultati ka rëndësi”/ Ndeshja e parë në krye të Shqipërisë, Maran: “Ne do të duhet të krijojmë ADN-në tonë”

Në konferencën e parë të shtypit, trajnerri i Kombëtares, Roland Maran foli për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Izraelit, por iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta të gazetarëve.

“Koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme kur punon me një Kombëtare, sepse janë shumë pak ditë për të punuar me lojtarët. Kryesorja është që ne të kemi, por besoj se ka mjaftuar koha për të pasur një ide se si ne të luajmë.

Të lidhura

None found

Sigurisht që na ka shërbyer kjo kohë edhe për t’u njohur, do të na shërbejë edhe për t’u përmirësuar nga gabimet. Duhet të kemi qasjen e duhur për t’u futur nesër në fushë. Me sa kam parë, është një sinjal i qartë që skuadra është në pikën e duhur.

Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë edhe performanca. Janë dy ndeshje miqësore, por rezultati ka rëndësi. Janë tifozët të cilët shpresojnë që ne do të dalim me fitore. Kur hyn në fushë si skuadër, shpresoj që ne të marrim këtë rezultat. Do të jetë e vështirë, por në momentin që do të kemi një rezultat të mirë, kjo do të ishte perfekte.

Nuk është ndeshja PSG-Arsenal, por është Shqipëria. Ne duhet të krijojmë ADN-në të bazuar në karakteristikat tona. Nëse një trajner e mban të sigurt një idenë e tij, atëherë nuk mund të evoluojë. Futbolli ka ndryshuar, por edhe lojtarët gjithashtu. Ajo që mua më pëlqen është që skuadra të dalë në fushë dhe të mbyllë ndeshjen.

Të sigurojë një rezultat pozitiv. Çdo ekip ka veçantitë e veta. Ajo që unë e kam thënë edhe në konferencën e parë, më pëlqen të kem një skuadër agresive dhe të futet në fushë për të fituar. Me Izraelin do të jetë e vështirë dhe një test provues. Unë kërkoj që skuadra të jetë me kurajë dhe personalitet.

Kam provuar disa gjëra, edhe pse ka pasur pak kohë për t’u përgatitur. Jam bazuar te karakteristikat e lojtarëve. Jemi fokusuar edhe te cilësitë e lojtarëve. Kemi edhe një stërvitje sot dhe më pas do të sqarohen gjërat”, tha Maran.

të fundit

Ramadani: Sot do të kuptohet nëse çështja do të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për konstituimin e kuvendit. Ramadani deklaroi se…

41 seconds ago

Haziri: LDK-ja do të mbështesë kandidatin dhe nënkryetarët e propozuar nga VV-ja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për…

1 minute ago

Maresca lë sërish jashtë yllin e Manchester Cityt në Champions League, tifozët besojnë se nuk e duron

Tifozët janë të bindur se Enzo Maresca e ka marrë tashmë vendimin përfundimtar për Rayan Ait-Nourin, pas fitores ndaj Portos…

3 minutes ago

Rezultatet e PISA 2025, Shqipëria renditet e para në rajon, Rama: Kemi kapërcyer edhe disa vende anëtare të BE-së

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në "Facebook", kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA…

6 minutes ago

Përshkallëzohet përplasja tregtare SHBA-Kanada, Trump bllokon importe alkooli dhe motoçikletash

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet. Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja…

9 minutes ago

Kelmendi kërkon distancim publik të Muhaxherit nga Porfirije: “Pse duhet të ekzistojë kjo afërsi?

Deputeti i VV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas deklaratave të Patriarkut Porfirije në varrimin e Ratko Mladiqit, duke i cilësuar…

12 minutes ago