Jamal: Mendova të zgjidhja Marokun, por në fund mbizotëroi ambicia dhe vendosa për Spanjën

Me vetëm pak muaj deri në Kupën e Botës 2026, kabineti i trofeve të Lamine Jamal, mund të jetë pothuajse i plotë para se ai të mbushë 19-vjeç.

Pasi fitoi gjithçka brenda vendit me Barcelonën dhe fitoi Euro 2024 me Spanjën, ky sukses do të ishte sensacional nëse Barça do të ngrinte Ligën e Kampioneve dhe Spanja do të triumfonte në Kupën e Botës.

Në një ntervistë të gjatë ekskluzive me CBS News, sulmuesi 18-vjeçar u thellua më pas në temën më të ndjeshme për të, vendimin për të luajtur për Spanjën, ndërsa Maroku vendi i lindjes së babait të tij po e ndiqte intensivisht.

Jamal zbuloi se e kishte konsideruar seriozisht opsionin maroken, veçanërisht pas paraqitjes së tyre historike në Kupën e Botës 2022.

“Kam një ndjenjë të çuditshme, sepse i thashë vetes se ëndërroja të luaja për Marokun. Në atë pikë, Maroku kishte arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës…”.

Pavarësisht dashurisë së tij të thellë për rrënjët e tij, talenti i ri shpjegon se vendimi i tij përfundimtar nuk u lëkund kurrë.

Kriteri ishte sportiv, i lidhur me rritjen dhe ambicien: “Në momentin vendimtar, nuk pata kurrë dyshime. Me gjithë dashurinë dhe respektin që kam për Marokun, gjithmonë kam dashur të luaj në Kampionatin Evropian dhe të qëndroj në futbollin evropian. Unë besoj se futbolli evropian është më popullor dhe më afër nivelit më të lartë ndërkombëtar”.

Sulmuesi i Barçës, e përfundoi reflektimin e tij me fjalë të forta dhe të dashura për Marokun, duke e pranuar atë si vendin e tij po aq sa Spanjën.

“Falë Zotit, ia dola ta bëj. Kjo më afron edhe me Kupën e Botës dhe mundësinë për ta fituar atë… Gjithmonë do ta dua Marokun, sepse është edhe vendi im. Nuk do të kishte qenë asgjë e çuditshme ose e gabuar të luaja për ta. Por unë u rrita në Spanjë dhe e konsideroj edhe atë shtëpinë time”.


Shtuar 1.12.2025 15:31