“Jam thjesht i shkatërruar, do ta mbështesë Anglinë”, Maguire reagon pasi nuk u zgjodh për Euro 2024

Harry Maguire do të humbasë Euro 2024, i cili vuan nga një dëmtim në pulpë, e pësuar në maj dhe nuk ka arritur të rikuperohej në kohë për eventin e madh të futbollit.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, mbrojtësi shprehu keqardhjen që nuk ishte i aftë fizikisht të ndihmonte ekipin në Euro 2024.

“Jam i shkatërruar që nuk jam përzgjedhur për të luajtur për Anglinë në Evropianin e kësaj vere. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim të pulpës. Ndoshta u përpoqa shumë për të arritur aty. Jam thjesht i shkatërruar”, shkroi Maguire.

Mbrojtësi theksoi rëndësinë që ka skuadra për të, por siguroi, pavarësisht trishtimit, se do të mbështesë ekipin anglez gjatë garës.

“Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do t’i mbështes si tifoz, së bashku me pjesën tjetër të vendit. Shkoni atje dhe fitoni, djema!”, nënvizoi Maguire. /Telegrafi/


Shtuar 6.06.2024 20:13