Jadon Sancho ka bërë një impakt të menjëhershëm në debutimin e tij të dytë me Borussia Dortmundin, duke dhuruar një asistim për Marco Reus në duelin ndaj Darmstadt.
Pas një periudhe të errët tek Manchester United ku u përjashtua nga Erik Ten Hag, Sancho është rikthyer tek klubi nga Bundesliga në huazim deri në fund të sezonit.
23-vjeçari ka marrë fanellën me numër 10 dhe e nisi këtë ndeshje nga banka rezervë pasi stërviti me bashkëlojtarët në kampin e Marbellas.
Ai u fut në lojë në pjesën e dytë duke dëshmuar edhe një herë se ka potencial të jashtëzakonshëm.
Ai bëri një vrapim fantastik në krahun e djathtë dhe më pas ia servoi topin Reusit i cili nuk e pati të vështirë ta çojë atë në rrjetë.
Kjo dyshe u ribashkuan edhe një herë tjetër në fushë, pas pothuajse tre vitesh.
Youssoufa Moukoko më pas shënoi edhe golin e tretë për ekipin e Edin Terzic, i cili bëri një start të fuqishëm në ndeshjen e tyre të parë që prej pushimit dimëror. /Telegrafi/