E ardhmja e trajnerit Silvinjo mbetet në pikëpyetje te Shqipëria. Braziliani ka kontratë të vlefshme deri në korrik, ndërsa deri tani nuk ka ardhur rinovimi apo mbyllja e bashkëpunimit.
E ardhmja e trajnerit Silvinjo mbetet në pikëpyetje te Shqipëria. Braziliani ka kontratë të vlefshme deri në korrik, ndërsa deri tani nuk ka ardhur rinovimi apo mbyllja e bashkëpunimit.
Të lidhura
None found
Silvinjo nuk po e mendon një dorëheqje aktualisht, ndërsa mbetet në dorën e FSHF-së që deri tani po respekton kontratën. Italia ndërkohë dha një shembull së fundmi, ku edhe mund të kuptohet se çfarë ndodh nëse Silvinjo shkarkohet, por nuk është vendosur për pasuesin e tij.
Trajneri Alban Bushi që drejton ekipin U-21 të Shqipërisë, mund të vendosej në stol për sfidat e muajit qershor. Silvio Baldini u vendos sot si trajner i përkohshëm i Italisë, për të qenë në krye të ekipit në miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë.
Baldini është në krye të Italisë U-21, që nga korriku i vitit të kaluar. Deri në emërimin e trajnerit që pason Gatuzon, do punojë edhe për ekipin e parë.
