Italia ka pësuar humbjen e parë pas 37 ndeshjesh dhe kjo ka ardhur në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve përballë Spanjës.
“Furia e Kuqe” merr hak pas disfatës Së pësuar vetëm pak muaj më parë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian ku “Azzurrët” i mposhtën me penallti.
None found
Ndeshja nisi më mirë për miqtë që arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17 me sulmuesin e Manchester City-t, Ferran Torres.
Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Bonucci merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42 duke lënë të tijët me 10 lojtarë. Një goditje e rëndë për skuadrën e Mancinit, ku Spanja ia doli të përfitonte mësëmiri, pasi vetëm pak minuta më vonë arrin të shënojë edhe golin e dytë sërish me Ferran Torres.
Pjesa e parë mbaron me avantazhin e dyfishtë për Spanjën. E dyta nis me disa ndërrime nga Mancini, duke futur në lojë lojtarë si Kean apo Locatelli, por me një lojtar më pak do ta kishin të pamundur t’i bënin keq kundërshtarit, i cili ka luksin ta mbrojë rezultatin.
Fije shpresash do të ndizeseshin në minutat e fundit në San Siro, pasi Pellegrini do të ngushtonte rezultatin në minutën e 83’ pas një asisti të Chiesa, por që në fund do të vlente vetëm si statistikë.
Spanja është ekipi i parë që prek finalen dhe do presë fituesin e takimit, Francë – Belgjikë. /albeu.com
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…