Ish-trajneri i Kombëtares së Anglisë dhe ish trajneri i Lazio-s, Sven-Goran Eriksson ka njoftuar se është diagnostikuar me sëmundjen e rendë të kancerit.
Ka qenë vetë tekniku suedez që ka zbuluar sëmundjen e tij duke theksuar se i mbetet edhe pak për të jetuar:
“Të gjithë e kuptuan që nuk isha mirë, imagjinonin që kisha kancer, për fat të keq ashtu është. Do të luftojë deri sa të mundem. Në rastin më të mirë kam edhe 1 vit e pak, në rast më të keq edhe më pak. Gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt, duhet ta ushqej trurin me gjëra pozitive”, u shpreh 75-vjeçari. /panoramasport/