Ish-sulmuesi i Francës, Loik Remi, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 36-vjeçare, duke varur “këpucët në gozhdë” pas një karrierë profesioniste 17-vjeçare ku arriti të realizonte 140 gola në 407 ndeshje me klubet ku u aktivizua, ndërkohë që gjeti rrugën e rrjetës edhe 7 herë me kombëtaren franceze dhe 4 herë me Francën U-21.
Remi e ka nisur karrierën me Lionin, për të spikatur më pas me Nise dhe Marsejën, para se të kalonte në Premier League me QPR, Njukasëll, Çelsin e Kristal Palas.
Pas një periudhë jo shumë të gjatë në Spanjë me Las Palmas dhe Getafe, u kthye në France te Lilë. Fundin e karrierës e kaloi me Riezespor dhe Adana Demirspor në Turqi, si dhe me Brestin në Francë.