Ish-sulmuesi i Interit, Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa është dënuar me dy vite moslojë për shkak të tentativës së mashtrimit me një çështje të dopingut në Brazil.
Qendërsulmuesi u shpall fajtor për tentativat e tij për të manipuluar testin e dopingut në kampin e Flamengos më datë 8 prill të vitit të kaluar.
Teksa të gjithë bashkëlojtarët e tij i kompletuan testet para orës 10 të mëngjesit, Gabigol u akuzua se u mundua t’i ‘pengojë’ zyrtarët për t’i kryer testet.
Ai dështoi në përputhje me procedurat dhe shkoi për të ngrënë drekë në vend të kësaj, e dorëzoi enën e mostrës së urinës së tij, dhe më pas u tha zyrtarëve se ky është testi i tij ‘përfundimtar’ i dopingut.
Dënimi për të u mor sot (e hënë) dhe do të zgjasë deri në prill të 2025, pasi zgjat dy vjet pas incidentit.
27-vjeçari u transferua nga Santosi tek Interi në verën e vitit 2016 për 29 milionë euro, por nuk pati impakt në lojën e ‘Nerazzurrëve’, duke kontribuar me një gol në 10 ndeshje dhe duke u emëruar ‘Lojtari më i Dobët’ në Serie A.
Ai më pas luajti në huazim tek Benfica, Santosi dhe Flamengo para shitjes përfundimtare tek ky i fundit në janar të vitit 2020 për 17 milionë euro. /Telegrafi/