sport

Ish-legjenda zvicerane e ngrit në qiell Shaqirin: Kontributi i tij ka vlerën e arit

Goli fantastik që shënoi ndaj Skocisë në Euro 2024 në kuadër të Grupit A, bëri që Xherdan Shaqiri të marrë lëvdata të shumta.

Përveç rëndësisë që kishte kjo ndeshje për Zvicrën, 32-vjeçari hyri në librin e rekordeve duke u bërë futbollisti i parë që shënon në gjashtë garat e mëdha, duke përfshirë tre edicione të Botërorit dhe po aq të Kampionatit Evropian.

Të lidhura

None found

Një ndër personat që e ka vlerësuar lart Shaqirin për performancën e tij ndaj Skocisë është ish-legjenda zvicerane Ciriaco Sforza.

Sforza gjatë karrierës së tij ka luajtur për Bayern dhe Inter, ndërsa me fanellën e kombëtares së Zvicrës numëron 79 ndeshje aty ku kishte shënuar nëntë gola.

“Ishte një gol i nivelit botëror, për këtë e kemi Shaqirin, për këtë ai është këtu”, ka thënë fillimisht Sforza për një program televiziv në Zvicër.

“Ai nuk ka nevojë të ushtrojë për këtë (shënimin e golave të bukur) pasi është në gjakun e tij dhe jo secili futbollist mund ta bëjë këtë”.

Shaqiri kishte hasur në kritika sa i përket kontributit të tij në anën defanzive, por për këtë Sforza tha se nuk duhet të harrohet ajo që ai mund të bëjë në fazën e sulmit.

“Është e qartë se ka hapësirë për përmirësim në paraqitjet e tij, por ne nuk duhet të harrojmë se çfarë mund të bëjë ai në fazën e sulmit, vlen sa pesha e tij në ari”, u shpreh ai.

Pa filluar ende Euro 2024, kishte pasur zëra në Zvicër se përzgjedhësi Murat Yakin e nxit Shaqirin që ai të jetë versioni i tij më i mirë kur futet në fushë.

Për këtë Sforza tha se ishte një ide e shkëlqyer dhe se duhet të vazhdojë kësisoji.

“Yakin e di se si ta nxisë Shaqirin, mendoj se kjo është diçka e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojë kështu”, përfundoi ai.

Zvicra gjendet e dyta në Grupin B të Kampionatit Evropian 2024, teksa ndeshjen e fundit në fazën e grupeve do ta luajë të dielën ndaj nikoqirit Gjermanisë. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

46 seconds ago

Hailey Bieber Becomes a Sensation With SKIMS as Fans Clear Out Stock of the New Collection

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…

6 minutes ago

Italian Princess at the Center of French Debate, Jordan Bardella’s Relationship Sparks Controversy Over His Political Image

Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…

7 minutes ago

Two Kosovar citizens extradited from Germany to Kosovo after an international manhunt

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

8 minutes ago

One month of detention for nine suspects in the oil derivatives fraud case

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M.,…

8 minutes ago

Egnatia zyrtarizon Arben Metën në postin e Drejtorit Ekzekutiv

EgnatiaKlubi i Futbollit Egnatia ka prezantuar zyrtarisht Arben Metën si Drejtorin e ri Ekzekutiv të klubit [...]Read More...

10 minutes ago