Categories: Uncategorized

Liverpool hedh pas “krahëve” dy oferta për Shaqirin

Liverpooli i ka refuzuar dy oferta për ta huazuar Xherdan Shaqirin nga Roma dhe Sevilla, pasi që trajneri Jurgen Klopp është i bindur në vendimin për ta mbajtur përfaqësuesin zviceran me origjinë nga Kosova në skuadër deri në fund të sezonit.

Xherdan Shaqiri ka ngjallur interesim te një numër i klubeve evropiane këtë afat kalimtar të janarit, pasi ka dështuar ta zë një vend në skuadrën e Jurgen Kloppit këtë sezon.

Të lidhura

None found

28-vjeçari ka qenë titullar vetëm në tre ndeshje të këtij sezoni – e fundit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër klubit meksikan Monterrey, muajin e kaluar.

Një numër i lëndimeve e kanë dëmtuar këtë sezon edhe më shumë për Shaqirin, i cili s’ishte fare në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Manchester Unitedit për shkak të një lëndimi të lehtë muskulor. Megjithatë, ai shpreson të kthehet në kohë për ndeshjes e fundit të katërt të FA Cup, kundër Shrewsburyt.

Sevilla, përmes drejtorit sportiv Monchi, e ka bërë një tentim zyrtar për ta transferuar në formë huazimi Shaqirin këtë muaj, përderisa Roma nuk e kontaktoi klubin përmes ndonjë ndërmjetësi. Që të dyja klubeve u është bërë e qartë se Liverpooli s’do ta shesë ish-yllin e Stoke Cityt këtë muaj.

Mediumet italiane pretenduan se Liverpooli i ka vendosur Shaqirit çmim prej 15 milionë eurosh, mirëpo këto raportime mohohen nga uebsajti Goal, që raporton se Liverpooli do t’i kërkojë rreth 30 milionë për Shaqirin këtë verë.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit për 13.5 milionë funte në verën e vitit 2018 dhe i bëri 30 paraqitje në sezonin e tij debutues në Anfield, duke i shënuar gjashtë gola.

të fundit

Dormitories in the Country Accommodate 7% More Pupils and Students

Numri i nxënësve dhe studentëve të akomoduar në konviktet për arsimin fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit…

3 minutes ago

“Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij”-Yll Limani kujton Shpat Kasapin gjatë koncertit në Shkup

Mbrëmja e kaluar ishte e veçantë për mijëra adhurues të muzikës në Shkup, ku Yll Limani mbajti koncertin e tij,…

3 minutes ago

Police Record 51 Cases of Illegal Weapons Possession in the North; Presence of Additional Weapons Still Possible

Gjetja e armëve në shtëpi të braktisura në komunat veriore vazhdon të jetë pjesë e aksioneve të Policisë së Kosovës.…

3 minutes ago

Eleven Undocumented Migrants Risked Drowning Near Sazan, Afghan Organizer Arrested and Search Underway for Albanian Accomplice

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë ishullit…

4 minutes ago

Berisha: Belinda Balluku case is now an EU issue, European Commission report hit Rama and the government

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas raportit të fundit të Komisionit…

4 minutes ago

Macron and Merz Strengthen Alliance as Berlin Fears Le Pen Victory in 2027

Bashkëpunimi mes Francës dhe Gjermanisë u demonstrua këtë javë në nivele të larta, përmes katër takimeve të zhvilluara mes presidentit…

5 minutes ago