sport

Legjenda Turkyilmaz: Portugalia të ketë kujdes, Zvicra me Xhakën dhe Shaqirin shumë e fortë

Në një intervistë me Murat Yakin, legjenda e kombëtares së Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz, ka diskutuar rreth kombëtares së tij të Zvicrës dhe ndeshjen me Portugalinë që do të ndeshen në çerekfinale.

“E kam shijuar shumë ndeshjen ndaj Serbisë, ata ishin të mrekullueshëm, si gjithmonë ndaj tyre. U emocionova aq shumë, sa pasi mbaroi ndeshja, dërgova familjen në shtëpi dhe më pas dola rrugëve të festoja me tifozët e tjerë.

Të lidhura

None found

Pashë një Zvicër të guximshme, inteligjente që ndërmori rreziqe, gjë që tregon personalitet. Pavarësisht gabimeve trashanike në momentin e golave të pësuar, kurrë nuk e humbën kontrollin e lojës. Unë mendoj se Zvicra kalon në gjysmëfinale.

Xherdan Shaqiri? Ai është Messi i Zvicrës. Ai i ka të gjitha liritë në fushën e lojës dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Të gjithë ndërtojnë një lojë të tillë që në fund topi të përfundojë në këmbët e tij.

Portugalia është në presion të madhë për këtë sfidë. Është një Portugali pa një Cristiano Ronaldo që dikur ishte një përbindësh. Portugalia do të luajë kundër një Zvicre që të ngjall terror dhe frikë, në kuptimin e mirë të fjalës.

Xhaka? Ai duhet të ndalojë nervat e tij dhe të ndalojë provokimet. Unë e kuptoj që ai është kapiteni dhe ndaj një ndeshje me Serbinë situata kthehet në personale dhe jo futbollistike për të. Por, ai duhet të lejë trimërinë e tij jashtë fushës së lojës, ekipi ka nevojë për të në fushën e lojës pasi ai është një lider i vërtetë. Këtë gjë e kemi parë tek Arsenal, tifozeria e urrente, ndërsa tani ai është idhulli i tyre”, është shprehur legjenda e Zvicrës./ h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago