Ish-mbrojtësi i Laçit, Marko Roganovic i është bashkuar Gjilanit të Gentjan Mezanit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
Ka qenë klubi gjilanas që ka zyrtarizua transferimin e malazezit që së fundmi ishte pjesë e UTA Arad në kampionatin rumun. Roganoviç, përveçëse të Laçika luajtur më parë edhe me Titogradi, Cetinje dhe Mladost.
NJOFTIMI I GJILANIT:
Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Margo Roganovic.
Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para. /panoramasport/