Isco mbërrin në Sevilla, i nënshtrohet testeve mjekësore

 Isco është lojtari më i ri i ekipit të Sevillas. Pas klubi njoftoi ditën e djeshme se klubi dhe mesfushori kishin arritur një marrëveshje, Isco ka zbarkuar tanimë në destinacionin e tij të ri dhe po kryen vizitat mjekësore.

Spanjolli kaloi të klubi “andaluzian” me kosto zero pasi përfundoi kontratën me Real Madridin në fundin e sezonit.

Për transferimin e Isco-s ka insistuar më së shumti tekniku Lopetegui i cili e ka pasur nën urdhërat e tij te kombëtarja e Spanjës dhe Real Madridi./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 10:27