Categories: sport

Isak thotë se ka kaluar vështirësitë te Liverpooli: Fizikisht ndihem në gjendje shumë të mirë

Alexander Isak ka bërë të ditur se periudhën e vështirë të sezonit të tij të parë te Liverpooli e konsideron tashmë të mbyllur, ndërsa gjatë Kupës së Botës 2026 po e ndien veten në formë shumë të mirë.

26-vjeçari ka spikatur me përfaqësuesen e Suedisë në këtë turne. Në fitoren 5-1 ndaj Tunizisë ai realizoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime, ndërsa në humbjen 5-1 përballë Holandës shtoi edhe një asistim tjetër.

Të lidhura

None found

Këto paraqitje me fanellën e Suedisë dallojnë ndjeshëm nga sezoni i kaluar te Liverpooli, ku pas kalimit prej 125 milionë euro nga Newcastle United, ai hasi vështirësi fizike dhe probleme me dëmtimet, duke e mbyllur me vetëm pesë kontribute në gola në 22 ndeshje.

Ndeshja kundër Tunizisë shënoi edhe herën e parë pas më shumë se një viti që Isak luajti 90 minuta të plota. Ndërkohë, Suedia vijon betejën për të siguruar kualifikimin në fazën eliminatore para ndeshjes së fundit të grupit ndaj Japonisë.

Nga grumbullimi i Suedisë në Dallas, Isak u shpreh se e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar vetëm te kombëtarja.

“Klubi dhe kombëtarja janë dy gjëra krejtësisht të ndara. Kur iu bashkova kombëtares, nuk mendoja për asgjë tjetër përveç Suedisë dhe Kupës së Botës”.

“Sigurisht që është kënaqësi të zhvillosh një Botëror të mirë dhe gjithmonë dëshiron të përmirësohesh. Ndihem në një moment shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira”.

“Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Është e vështirë të përcaktosh se cili është maksimumi yt fizik, sepse nuk e di kurrë. Por për momentin nuk kam asgjë për t’u ankuar sa i përket gjendjes sime fizike”, deklaroi Isak.

Pas një sezoni plot sfida, sulmuesi suedez po jep shenja se po e gjen sërish formën e tij më të mirë pikërisht në skenën më të madhe të futbollit botëror.

të fundit

Duam të ndërtojmë një Partizan shumë të fortë”, Bratu nuk zbulon formacionin para përballjes me Laçin

Florin BratuPasi e nisën Abissnet Superiore pa shumë “zjarrë”, barazimi 0 – 0 ndaj Teutës në stadiumin e Vorës, aty…

2 seconds ago

Gruda: Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së shënon një etapë të re në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se prania e sotme në seancën e kuvendit të përfaqësuesve të Ambasadës së…

1 minute ago

Zjarr i madh në Gjirokastër/ Flakët që nisën nga një automjet përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dy fshatra

Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë zonën pranë fshatit Tërbuq në Gjirokastër, duke rrezikuar të përhapet drejt zonave…

4 minutes ago

Dashuria që sfidoi oborrin mbretëror: Harald priti 9 vjet për Sonjën dhe ndryshoi monarkinë norvegjeze

Mbreti Harald i Norvegjisë sfidoi traditën mbretërore për dashurinë e tij ndaj Sonja Haraldsen, duke pritur nëntë vite për të…

12 minutes ago

Alarm në Gjermani, spiunazhi, sabotimi dhe sulmet kibernetike shkaktojnë 211 miliardë euro dëme

Autoritetet në Gjermani japin alarmin se ekonomia e vendit po përballet me një rrezik në rritje nga sulmet kibernetike, spiunazhi…

12 minutes ago

Petrova: Shkupi nuk po tregon vullnet të mjaftueshëm për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova thotë se në Shkup nuk ka mjaftueshëm vullnet politik për zbatimin e asaj që…

18 minutes ago