Categories: sport

Tifozët irlandezë në revoltë: Thirrje futbollistëve për bojkot të ndeshjes kundër Izraelit

Ndërkohë që afrohen dy përballjet e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit, klima është acaruar nga demonstratat në Dublin, thirrjet për refuzim të lojës dhe replika të forta nga të dy palët.

Të lidhura

None found

Dueli i dyfishtë do të zhvillohet të dielën dhe më 4 tetor në terrene asnjanëse, pasi Federata Irlandeze e Futbollit i kishte drejtuar UEFA-s kërkesën për pezullimin e Federatës Izraelite për shkak të gjenocidit në Gaza. UEFA e refuzoi kërkesën dhe pala irlandeze vendosi të zbresë në fushë gjithsesi.

Try snia ndaj kombëtares së Irlandës është shtuar në prag të sfidës së parë që do të mbahet në Hungari.

Një grup protestuesish dhe mbështetësish u grumbulluan të hënën në darkë para hotelit ku qëndronte skuadra në Dublin, duke u bërë apel futbollistëve të tyre që të mos e zhvillonin takimin.

Paralelisht, mbi 160 sportistë irlandezë firmosën letrën e hapur të Grupit Irlandez të Sportit për Palestinën, duke i kërkuar Federatës të rimendojë vendimin për të luajtur. “Tani keni rastin të veproni siç duhet,” shkruhej në letër.

Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, deklaroi pas shpalljes së ekipit se askush në grup nuk ndihet i qetë për këto ndeshje, por se ekipi do të qëndrojë i kompakt pasi vendimi për të luajtur ishte marrë tashmë.

“Ne nuk luajmë me gjenocidin, por kundër tij. Ne luajmë kundër Izraelit, jo me Izraelin,” u shpreh tekniku i përfaqësueses irlandeze.

Federata izraelite iu kundërpërgjigj të hënën nëpërmjet një postimi në platformat sociale.

“Mjerisht, ende nuk është shpikur shërimi për marrëzinë, padijen dhe hipokrizinë që demonstroi Hallgrimsson. Ne nuk luajmë me injorancën, hipokrizinë dhe budallallëkun, por kundër një trajneri që i personifikon ato,” thuhej në reagimin izraelit.

Federata Irlandeze mbrojti qëndrimin e saj duke argumentuar se një bojkot do të rrezikonte mundësitë e Irlandës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2028, që organizohet bashkërisht me Britaninë, si dhe do të sillte “pasoja të mëdha dhe të zgjatura”.

të fundit

Kadriu për rastet e Hagës në Maqedoni: iniciativa e Trajanovit është e pabazë, çështja është gjykuar

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…

2 seconds ago

Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme përpara

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…

22 seconds ago

Rama mocks Russian journalist sanctioned by EU over posts about protests in Tirana: What’s he got against Albania?

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…

3 minutes ago

Fire engulfs livestock facility and dry hay warehouse in Cërrik

Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…

3 minutes ago

U.S. banks’ online services disrupted, leaving thousands of customers unable to access their accounts

Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…

4 minutes ago

The 170th protest against the government ends in Tirana

Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve. Policia…

4 minutes ago