Inzaghi zbulon se Inter do të nënshkruaj një sulmues ditët në vijim

Në një intervistë pas fitores së djeshme ndaj Venezias me rezultatin 2-1, Inzaghi ka zbuluar se Inter do të transferojë një sulmues. Ai u pyet nga gazetari se si do të vepronin tani që Correa është dëmtuar.

“Dëmtimi i Correas ishte i befasishëm dhe kjo na shqetësoi pasi ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ne kishim vendosur me klubin që pas ndeshjes ndaj Venezias do të mblidhemi dhe do të shqyrtojmë një transferim të mundshëm në repartin sulmues”, kështu është shprehur Simone Inzaghi./ h.ll/albeu.com

Shtuar 23.01.2022 09:11