sport

Inzaghi: Një fitore e rëndësishme ndaj Romës, tani presim Napolin dhe Liverpoolin

Një fitore e autoritetit, me të cilën anulohet hidhërimi i derbit dhe projektohet kalimi për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë falë golave ​​kryevepër të Edin Dzekos dhe Alexis Sanchez.

Interi shtrin Romën dhe i jep José Mourinhos një rikthim të hidhur në San Siro. Për këtë ndeshje foli Simone Inzaghi për “Sportmediaset”.

Të lidhura

None found

“Djemtë ishin shumë mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Roma ka një ekip cilësor me një skuadër të shkëlqyer.

Ne e mbajtëm mirë fushën dhe e merituam gjysmëfinalen. E përgëzova ekipin, ata ishin të mirë në organizimin e një ndeshjeje personaliteti në vetëm dy ditë e gjysmë pas derbit.

U mërzitëm për dëmtimin e Bastonit, shpresojmë mos të mungojë për një kohë të gjatë pasi për ne ai është një shtyllë e mbrojtjes.

Perisic bëri një lojë fantastike, ai gjithmonë ka qënë në këtë formë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë pasi të gjithë e kemi parë se si e menaxhon krahun e tij të majtë.

Duhet të menaxhojmë anën tonë psikologjike dhe pak atë fizike, kemi ndeshje shumë të rëndësishme këtë muaj. Milan dhe Roma luajtën me ne, tani kemi Napolin dhe Liverpoolin, kalendar i ngjeshur për ne”, kështu është shprehur tekniku zikaltër./ h.ll/albeu.com

Tags: interInzaghi

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

2 hours ago