sport

Inzaghi: Derbi na dha besim, ndaj Romës do të jetë një ndeshje e vështirë

Inter do të ndeshet nesër në orën 18:00 në San Siro ndaj Romës.

Zikaltërit kanë bërë 4 paraqitje shumë të mira, ku kanë dalë me pikë të plota. Fitore ndaj Juventusit, Veronës, Spezias dhe eliminimi i Milanit për të siguruar finalen e Kupës së Italisë.

Të lidhura

None found

Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj ekipit të Mou.

“Ne do të përballemi me një nga ekipet më të forta të Serie A, të drejtuar nga një trajner i madh që të gjithë e njohim, ata janë në një moment të shkëlqyer. Do të kemi nevojë për një përqendrim të madh, është shumë e rëndësishme.

Nesër i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Vidal, i cili pati një ndrydhje në kavilje gjatë derbit. Fitorja ndaj Milanit na dha shumë bindje, na dha një tjetër finale. Nuk humbëm kurrë, grumbulluam më pak se sa mundëm në një peridhuë të caktuar, tani duhet të përfundojmë në mënyrën më të mirë.

Ne e dimë që ka një muaj për të shkuar deri në vijën e finishit dhe kemi shumë ndeshje të ngushta. Gjithmonë do të duhet të përgatitemi sa më mirë, të kemi një garë dhe vendosmëri kundër Romës. Do të gjejmë kundërshtarë që do të krijojnë vështirësi për ne.

A do të luhet Scudetto ne ndeshjet ndaj Romës dhe Bologna? Po patjetër, por do të shtoja edhe Udinesen, do të jetë shumë e rëndësishme për ne kjo javë.  Neve tani na presin gjashtë finale për të luajtur, çdo tre pikësh do të jetë një kupë më vete”, kështu është shprehur tekniku zikaltër, simone Inzaghi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Romës të shtunën në orën 18:00. / h.ll/albeu.com

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago