Simone Inzaghi, tekniku i ekipit të Inter-it pak më parë ka dalë në një intervistë për shtyp ku ka folur rreth ndeshjes ndaj Milan-it të dielën.
Pasi ka kapërcyer pengesën moldave në Champions ai tashmë ka deklaruar se ekipi është totalisht i fokusuar tek derbi i Milanos.
None found
“Derbi do të jetë padyshim një ndeshje intensive. Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë një derbi qyteti, sidomos ai ndërmjet Milan dhe Inter. Kjo ndeshje ka shumë rëndësi për tifozët dhe klubin.
Në sytë e lojtarëve të mi pashë shumë besim dhe bindje, ata janë gati për të dielën mbrëma. Deri tani kemi bërë shumë mirë, në Champions jemi në rrugën e duhur dhe në kampionat kemi marrë 24 pikë në 11 ndeshje. I them bravo Napolit dhe Milan-it , por dua ti kujtoj se jemi dhe ne në garën e skudetos.
Nesër është një ndeshje e mirë sepse do të kemi një sfidë direkte me ta, nesër si objektiv kemi vetëm fitoren por të jem i sinqertë në derbi nuk dihet kush do të fitojë. Kemi disa ndeshje që sulmojmë shumë e shënojmë pak, kemi fokusuar përqëndrimin tek mbrojtja dhe te loja si ekip.
Kam besim të plotë nesër tek i gjithë ekipi, besoj se Lautaro do të shënojë nesër , ka nevojë që të zhbllokohet e mendoj se nesër do të jetë dita. Ai luan shumë mirë , edhe pse nuk ka shënuar këto ndeshje ai ka patur një rol shumë të rëndësishëm për ne. Më thoni një sulmues që ushtron presion edhe vrapon aq shumë sa Lautaro, nuk ka ,është unik.”
Këto ishin disa nga pikat kyçe ku është ndalur Inzaghi përpara derbit ndaj Milan./h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…