Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli për mikrofonat e “DAZN” pas fitores ndaj Sassulos.
“Sot pamë një Inter që kishte një dëshirë të madhe për të fituar dhe që bër të mundur të kapërcejë lodhjen e Champions. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë, por kishim dëshirë të madhe për të fituar.
Asllani kishte luajtur mirë me Romën. Sot me Sassuolon vuajti pak, pse e zëvendësuat aq herët?
“Mendoj se ai bëri shumë mirë me Romën. Sot ai gjithashtu bëri mirë në pjesën e parë, por e ndërrova pasi ai kishte një karton të verdhë për të mos rrezikuar. Mos harrojmë që ai është një lojtar i ri dhe po punon shumë mirë, unë jam i lumtur që e kam në ekip një lojtar si ai.”
Sa e rëndësishme ishte që Dzeko t’i rikthehej golit?
“Edin Dzeko bëri shumë mirë por edhe Lautaro gjithashtu. Sa keq që nuk shënoi sot dhe se nuk e gjeti golin përballë Consigili. Edhe kur nuk shënon, Lautaro është shumë i rëndësishëm për Interin.”
Onana i rëndësishëm?
“Epo, ai luajti siç e prisja. Një portier cilësor shumë i rëndësishëm dhe në dy muaj ai ka treguar se mund të luajë për vendin e titullarit kundër një kampioni si Handanovic.”/ h.ll/albeu.com