Trajneri i Interit, Simone Inzaghi thuhet se do të ketë më shumë ndikim në transferimet e Nerazzurrëve pasi të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionët e Serie A.
Sipas Gazzetta dello Sport, Inzaghi së shpejti do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në Giuseppe Meazza dhe trajneri i Nerazzurrëve do të marrë 6.5 milionë euro duke përfshirë bonuset me kontratën e tij të re.
None found
Kjo do t’i lejonte atij të bëhej përkohësisht trajneri më i paguar në Serie A, duke pritur emërimin e Antonio Conte si trajneri i ri i Napolit. Në fakt, paraardhësi i Inzaghit në Inter pritet të fitojë 8 milionë euro në sezon në Stadio Maradona.
Sipas Gazzetta dello Sport, kontrata e re e Inzaghit nuk do të rrisë vetëm pagën e tij, por edhe fuqinë dhe ndikimin e tij në klubin zikaltër.
Gazeta italiane pretendon se trajneri do të ketë ‘fuqinë për të kërkuar përforcime’ dhe për të bllokuar largimet e mundshme të lojtarëve kryesorë. Sigurisht, ky kusht mund të ndryshojë vetëm nëse klubi merr oferta të mëdha.
Mediumi shton se Inzaghi ka identifikuar tashmë tre përforcime për skuadrën e tij në sezonin 2024/25, plus Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski të cilët tashmë kanë nënshkruar për Nerazzurrët.
Interi do të kërkojë një sulmues të pestë, një qendërmbrojtës të ri dhe një portier që mund të bëhet zëvendësues i Yann Sommer në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…