sport

Inzaghi afër nënshkrimit të kontratës afatgjatë me Interin

Simone Inzaghi së shpejti do të nënshkruaj një kontratë të re shumëvjeçare me Interin, ndërsa agjenti i tij Tullio Tinti takohet me presidentin Beppe Marotta për të finalizuar detajet.

Trajneri 48-vjeçar italian i ka tejkaluar pritshmëritë në kryeqytetin e Lombardisë që kur arriti në verën e vitit 2021, duke e udhëhequr klubin drejt Scudettos historike të 20-të këtë sezon.

Të lidhura

None found

Ai gjithashtu ka fituar dy trofe të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa të Italisë gjatë tre viteve të fundit.

Interi është në një gjendje fluksi pas blerjes nga kompania Oaktree dhe Marotta tani është bërë presidenti i ri i klubit.

Klubi tashmë është duke punuar shumë për të planifikuar verën e tyre dhe po punon për të blinduar yjet e tyre me kontrata të reja, si Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, agjenti i Inzaghit, Tinti do të takohet me Marottën në orët e ardhshme për të finalizuar detajet e një kontrate të re shumëvjeçare për trajnerin.

Inzaghi thuhet se është gati të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë rreth 6.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Kontrata e re do ta lidhë trajnerin italian me Nerazzurrët deri në qershor të vitit 2027, gjë që nëse respektohet mund ta shohë atë të bëhet trajneri i dytë më i gjatë në historinë e klubit pas Helenio Herrera. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago