sport

Interi do të shpërblejë Inzaghin në rast se fiton Scudetton këtë sezon

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi do të shpërblehet me një kontratë të re nëse skuadra e tij fiton Scudetton këtë sezon në Serie A.

Trajneri 47-vjeçar italian ka impresionuar te Nerazzurrët që nga ardhja e tij në qershor 2021, duke i udhëhequr ata drejt dy Kupave të Italisë, tre Superkupave të Italisë, dhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Këtë sezon, klubi më në fund duket në rrugën e duhur për të fituar një Scudetto të 20-të historike, duke fituar yllin e tyre të dytë.

Inzaghi ka arritur ta transformojë Interin në një nga skuadrat më të rrezikshme në futbollin evropian, dhe e ardhmja e tij në klub nuk duket në dyshim, pavarësisht se ka vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata e tij aktuale.

Sipas Gazzetta dello Sport, kontrata e Inzaghit me Interin do të zgjatet automatikisht me një vit nëse klubi fiton Scudetton këtë sezon, por ai gjithashtu mund të shpërblehet me një rritje page për të pasqyruar suksesin e tij.

Trajneri italian ka mbikëqyrur ekipin në 141 ndeshje në krye deri më tani, duke marrë 93 fitore, 24 barazime dhe 24 humbje në të gjitha garat. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago