Intervista “bombë”/ Manchester United shkëput kontratën me Cristiano Ronaldon

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka shkëputur kontratën e tij me Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Manchesterit  nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Djajtë e Kuq” shkruajnë se CR7 do të largohet nga ekipi me marrëveshje të përbashkët e cila ka një efekt të menjëhershëm.

Postimi i plotë:

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm.

Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen.

Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë./albeu.com