Interi nuk shkon më shumë se barazimi në transfertë ndaj Atalantës (VIDEO)

Interi nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 1 pikë në transfertën e vështirë ndaj Atalantës.

Dy skuadrat zhvilluan lojë ofensive, por që rezultati doli të jetë ashtu siç nisi, 0 – 0.

Inter dominoi në këtë takim në përgjithësi, ku kishin shumë raste shënimi, por sulmuesve u mungoi konkretizimi.

Ndërkohë, Atalanta provoi përmes disa kundërsulmeve, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Me këtë barazim, Inter mban kreun me 50 pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e katërt me 42 pikë.

 

Shtuar 16.01.2022 22:53