sport

Interi largon “fantazmat”, kalendari i favorizon zikaltërit e Kivusë

Interi i Kristian Kivut, ka dhënë shenjat e para të qarta të ringritjes. Pas dy humbjeve të dhimbshme, zikaltrit reaguan me forcë duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj Sasuolos në San Siro.

Skuadra tregoi personalitet, edhe pse ndeshja pati momente tensioni dhe pasiguri në fund.

Të lidhura

None found

Për trajnerin e ri është një sinjal i rëndësishëm se ekipi ka forca të reja dhe dëshirë për të dalë nga periudha e vështirë.

Në vetëm pak ditë, Interi arriti të lërë pas zhgënjimin e humbjes ndaj Udineses dhe atë përmbysje të dhimbshme në Stadium.

Fitoret e fundit kanë rikthyer moralin, duke hapur rrugën për një fazë më të qetë si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

“Operacioni rikuperim” duket se ka filluar dhe pritshmëritë janë që zikaltërit të përforcojnë pozitat në garën për Champions.

Ndeshja kundër Sasuolos tregoi shumë fytyra të Interit. Fillimisht dominim dhe raste të shumta, pastaj humbje të shanseve që e mbajtën rezultatin të hapur, e më pas ulje tensioni që lejoi Kedirën të ngushtonte diferencën.

Gjithsesi, dy golat e Karlos Augustos i dhanë frymëmarrjen e nevojshme skuadrës, duke i lejuar të menaxhonte me maturi minutat e fundit. Analiza e lojës nxjerr disa pika kyçe.

Suçiç u soll si një lojtar me përvojë të madhe, duke e marrë mesfushën në dorë. Në mbrojtje, Akanzhi ende nuk ka siguruar stabilitetin që garantonte Pavard, por paraqitja e tij është e qëndrueshme. Dhe pastaj është rasti i Pio Espositos: i riu i dalë nga akademia po bën hapa të mëdhenj drejt rolit të protagonistit.

Ndaj Ajaksit dha shembull sakrifice për ekipin, ndërsa kundër Sasuolos tregoi se mund të jetë i rrezikshëm. Portieri Muriç i mohoi një gol që do të kishte shënuar debutimin e ëndërruar në Serie A, por koha është në anën e tij. Pavarësisht vështirësive të vogla, Interi po jep sinjalet e një grupi që po mëson të funksionojë bashkë, edhe kur formacioni ndryshon. Mekanizmat e lojës janë të dukshëm dhe kjo është meritë e punës së Kivut, i cili duket se ka fituar respektin e dhomës së zhveshjes. Tani për zikaltërit vijnë dy javë të rëndësishme. Kalendari në letër është i favorshëm: transfertë me Kaljarin dhe pastaj ndeshje në shtëpi ndaj Kremoneses, mes të cilave qëndron sfida evropiane me Slavia Pragën.

Janë ndeshje që ofrojnë mundësinë për të mbledhur pikë, për të afruar distancën me rivalët dhe për të shkuar në pushim me moral të lartë. Për Interin, rikthimi në garë për kreun mbetet objektiv, por mbi të gjitha është e rëndësishme të gjejë stabilitetin. Me Sasuolon u pa një ekip i aftë të dominojë, edhe pse ende ka detaje për t’u rregulluar. Në këtë moment, për Kivun dhe skuadrën e tij, lajmi më i mirë është se rikuperimi ka nisur dhe rruga duket e hapur për një vazhdimësi më pozitive.

të fundit

Shala kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Mbështetja nga Buzhala e Grenell ju dobëson, ndërsa fuqizon VV-në

Analisti Krenar Shala ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së, të cilët kanë refuzuar ta mbështesin zgjidhjen…

2 minutes ago

Armando Brojës i hapet rruga te Burnley pas largimit të rivalëve në sulm

Armando BrojaLargimet e Zian Flemming, Loum Tchaouna dhe Jaidon Anthony ka bërë që skuadra e Burnley të mbetet vetëm me…

7 minutes ago

Shkupi dhe dhjetë komuna pajisen me 49 automjete të reja për mirëmbajtjen e pastërtisë publike

Dyzet e nëntë automjete të reja komunale do të përfshihen në ruajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat…

10 minutes ago

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu, është emëruar ministre e re e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha…

12 minutes ago

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen. Vendimi i…

20 minutes ago

Mickoski për kredinë hungareze: Nuk i druhem hetimit

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka frikë nga hetimi për kredinë hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni.I pyetur në…

23 minutes ago