Categories: kosovë

Shala kritikon gjashtë deputetët e LDK-së: Mbështetja nga Buzhala e Grenell ju dobëson, ndërsa fuqizon VV-në

Krenar Shala ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që nuk kanë pranuar të përkrahin zgjidhjen e ngërçit politik.

Të lidhura

None found

Analisti i ka përshkruar ata si “kukulla të teatrit me pej”, ndërsa ka vënë në dyshim logjikën politike që qëndron pas këtij pozicionimi dhe ndikimin që ai mund të ketë te partia.

Sipas Shalës, gjashtë deputetët rrezikojnë t’i humbin mandatet në zgjedhjet e ardhshme, ta dobësojnë LDK-në dhe, në kundërshtim me pretendimin se nuk duan t’ia zgjasin pushtetin, ta fuqizojnë edhe më shumë Vetëvendosjen.

Ai ka kritikuar gjithashtu përkrahjen që këta deputetë po marrin nga Berat Buzhala dhe Richard Grenell, duke thënë se nuk po e kuptojnë, për herë të dytë, se një mbështetje e tillë vetëm i dobëson ata dhe e forcon VV-në, përcjell “Bota sot”.

Shala ka shtuar se do ta kuptonte këtë qëndrim vetëm nëse do të kishte tregues se LDK-ja mund të rritej në zgjedhjet e ardhshme dhe, në të njëjtën kohë, ta dobësonte Vetëvendosjen.

të fundit

Rama mohon akuzat për mbyllje llogarish në rrjete sociale, flet për “Revolucionin Flamingo”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportimet për kufizimin e disa llogarive në rrjetet sociale të cilat lidheshn me…

9 minutes ago

Nevil Dede: Egnatia duhet të mbrojë titullin, ndërsa Dinamo dhe rivalët të tregojnë veten në Superiore

Nevil DedeDitën e nesërme, prej orës 18:30 në stadiumin “Arena Egnatia”, do të “çelet” java e 3-të në Abissnet Superiore…

14 minutes ago

Gjyqi ndaj Lindsay Clancy hyn në ditën e gjashtë pa një vendim unanim nga juria

Seancat me 12 anëtarët e jurisë që po vendosin për fatin e Lindsay Clancy, nënës nga Massachusetts e akuzuar për…

15 minutes ago

Zyrtare: Gabriel Martinelli transferohet te Al-Hilal në Arabinë Saudite

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, është transferuar te Al-Hilal në Arabinë Saudite për një shumë prej rreth 70 milionë eurosh.Marrëveshja…

15 minutes ago

Raul Asencio flet pas përfundimit të çështjes gjyqësore për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka publikuar një deklaratë të gjatë për të dhënë versionin e tij lidhur me…

25 minutes ago

Gashi: Pasuria e krijuar nga krimi duhet të konfiskohet dhe t’u rikthehet shtetit e të dëmtuarve

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar forcim të hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë së përfituar përmes veprimtarive kriminale.…

26 minutes ago