Interi sezonin e ardhshëm do rigjeneroj repartin e mesfushës, ku Vidal, Vecino dhe Galiardini do të largohen.
Zikaltërit janë interesuar deri më tani për Paredes të PSG-së dhe Frattesin e Sassuolos.
Por së fundmi, “TuttoSport” raporton se Marotta pëlqen shumë djaloshin nga Shqipëria, Kristjan Asllani.
20-vjeçari i Empolit këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje në total me fanellën e këtyre të fundit, ku ka realizuar 3 gola dhe një asist.
Djaloshi ka kryer një performancë shumë të mirë dhe Marottës nuk i ka shpëtuar talenti i tij./ h.ll/albeu.com