Interi do fitoren e parë në Champions, formacionet zyrtare të transfertës me Plzen, Tottenham për të “blinduar” kreun

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Viktoria Plzen – Inter, e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampioneve.

Skuadra italiane do të kërkojë fitoren e parë në Champions sot kundër skuadrës çeke, Viktoria Plzen.

Në ndeshjen e parë Interi humbi në shtëpi kundrejt Bayern Munchen, kurse Viktoria Plzen u shkatërrua në “Camp Nou” nga Barcelona.

Interi në këtë ndeshje ka startuar me formacionin më të mirë në dispozicion, ku në sulm luajnë Dzeko dhe Correa.

Image

Nisja e ditës së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me një duel mes Sportingut dhe Tottenhamit e cila starton më 18:45.

Formacionet zyrtare:

Sporting : Adan – Inacio, Coates, Reis – Porro, Ugarte, Morita, Nuno Santos – Trincao, Edwards, Gonçalves

Tottenham : Lloris – Romero, Dier, Davies – Emerson, Höjbjerg, Bentancur, Perisic – Richarlison, Kane, Son. /albeu.com/