Inter mendon për një tjetër lojtar shqiptar në ekip

Kristjan Asllani nuk është ende një emër i madh në futbollin italian por inter dhe tifozeria e tyre e ka pritur në Milano sikur të ishte një yll i futbollit europian.

Tashmë, Inter po mendon të sjellë në Milano një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Atalantës, Berat Gjimshiti.

Deri para pak kohësh, Gjimshiti ishte i paprekshëm te zikaltërit e Bergamos, por sot, ata e shohin si një mundësi largimi në merkato.

Inter po mendon të ofrojë Valentino Lazaro në shkëmbim të Berat Gjimshiti, sipas raportimit nga “Sportmediaset”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.07.2022 13:29