Inter ka punë për të bërë në merkaton e verës, për të ndërtuar një ekip të gatshëm për t’u përballur në çdo kompeticion.
Stefan De Vrij mund të jetë sakrifica e madhë në mbrojtje të Interit për sezonin e ardhshëm. Holandezi i cili mbërriti nga Lazio, nuk është më i paprekshëm, pasi Skriniar dhe Bastoni janë dy shtyllat e projektit.
Zikaltërit duan të financojnë merkaton e ardhshme dhe kanë ndërmend të kryejnë disa goditje të fuqishme në merkato. De Vrij vlerësohet nga zikaltërit minimalisht 25 milionë euro.
Megjithatë, Inter e ka gjetur zëvendësuesin e holandezit, i cili vjen nga Torino. Bëhet fjalë për Bremer, një qendërmbrojtës në formë dhe shumë i kërkuar nga disa klube evropiane.
“Corriere dello Sport” shkruan se Inter dhe Bremer kanë një marrëveshje verbale së bashku, por problem mund të bëhet ndryshimi i shifrës së transferimit nga Torino./ h.ll/albeu.com