Inter është shpallur kampion në Serisë A pas fitores në derbin e Milanos kundër rivalit historik, Milanit.
Ndeshja e javës së tridhjetë e tretë në Serie A është zhvilluar në stadiumin “San Siro”, ku Inter ka triumfuar me rezultatin 1-2.
Francesco Acerbi dhe Thuram ishin autorët e golave që çuan Interin drejt fitores së rëndësishme në këtë përballje.
Edhe pse Tomori e ka ngushtuar diferencën me një gol për Milanin në minutën e tetëdhjetë, Inter e ka ruajtur avantazhin dhe ka siguruar fitoren.
Në minutat shtesë të dy skuadrat kanë mbetur me dhjetë lojtarë, pasi Hernandez i Milan dhe Dumfries i Interit janë nxjerrë me të kuq .
Pas kësaj ndeshje, Inter Milan zë vendin e parë në tabelë me tetedhjetë e gjashtë pikë, duke u shpallur kampion të Serisë A për këtë edicion, ndërsa Milan mbetet në pozitën e dytë me gjashtëdhjetë e nëntë pikë.
Në edicionin e kaluar kampion ishte shpallur Napoli.