Alexis Sanchez vazhdon të mbetet në skuadrën e Interit edhe pse zikaltërit po shpresojnë ta largojnë për të shpëtuar nga paga e tij e lartë.
Drejtuesit e Interit e kanë shumë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët me sulmuesin kilian për të ndërprerë kontratën. Zikaltërit duan ta largojnë atë njësojë siç bënë me patriotin e tij, Arturo Vidal. Drejtuesit e Interit i dhanë Vidal-it një shumë prej 4 milionë euro që të firmoste prishjen e kontratës.
Nga ana tjetër, Sanchez nuk pranon asnjë shumë dhe ka bërë të qartë se do të largohej vetëm nëse do të kishte interes nga ndonjë klub i mirë nga ligat kryesore evropiane. Marseille ka shfaqur interes, por Sanchez është duke ëndërruar një rikthim të pamundur te Barcelona./h.ll/albeu.com